Me rastin e vdekjes së Hoxhë Irfan Bikliqit kryetari Ahmeti ngushllon familjarët

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushlluar familjën Bikliqi nga Janjeva, me rastin e vdekjës së Irfan Bikliqit, ish Kryeimam i Bashksisë Islame në Lipjan, transmeton LipjaniNews.com

“E nderuara familje Bikliqi të dashur miq me dhembje morrëm lajmin për vdekjen e Hoxhë Erfan Bikliqit, ish Kryeimam i BI në Lipjan, njeriu i kontributeve të veçanta në proceset që kaloi shoqëria jonë. Gjatë gjithë jetës Hoxhë Erfani la pas vete një begati të angazhimit e veprimit fetar e politik”.

“Si imam, si veprimtar, si pajtues e unifikues zë vend të veçant e të merituar në ndërdijen e qytetarëve Lipjanas e më gjërë dhe si i tillë përher do kujtohet meritueshëm. Shpreh ngushëllime familjes Bikliqi, Janjevasve, Bashksisë Islame ne Lipjan dhe gjithë miqëve. I përhershëm qoftë kujtimi për Hoxhë Erfan Bikliqin”, thuhet në telegram ngushllimi nga Komuna e Lipjanit.

LipjaniNews mëson se sot do të bëhet varrimi, në mesditë në varrezat e fshatit Janjevë./LipjaniNews.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...