Me siguri edhe ju keni vërejtur që antibiotikët dhe ilaçet e tjera në formë kapsulash, të cilat i pimë, sipas rregullës, janë të larme. Mirëpo, nuk ka shans që ta keni ditur përse janë ashtu.
Në të vërtetë, kjo pyetje i ka disa përgjigje, tranmseton Telegrafi.
E para është ajo që, me krijimin e kombinimeve dalluese të ngjyrave, shtëpitë farmaceutike dëshirojnë të zvogëlojnë besueshmërinë që pacientët të mos i dallojnë ilaçet e ndryshme të cilat ndonjëherë janë të detyruar t’i pinë.
Është konstatuar që pilulat e larme për fëmijët janë shumë më joshëse nga ato me folie të tejdukshme apo të bardhë, andaj më lehtë binden që t’i përpijnë.

Gjithashtu, pjesa e ngushtë e kapsulës gjithmonë shërben si “rezervuar” për ilaçin, ndërsa ana e gjerë ka rolin e kapakut.
Prandaj, për t’u siguruar efikasiteti më i madh në prodhimin e kapsulave, përkatësisht që të mos ngatërrohen dy pjesë plastike, përdoren dy ngjyra të ndryshme.


