Studimi i fundit: Nëse keni lindur në këta muaj jeni më të prirur për t’u sëmurë

PUBLIKUAR

Të lindurit në një muaj apo tjetrin ju bën më shumë apo më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve.

Edhe pse mund të duket disi e çuditshme, fëmijët që lindin në disa muaj specifikë kanë ndryshime nga fëmijët që lindin në muaj të tjerë si pasojë e faktorëve të jashtëm, siç mund të jenë klima dhe sidomos ekspozimi në diell, shkruan Blitz, transmeton Telegrafi.

Në një studim nga Universiteti i Kolumbias, sipas statistikave të regjistruara që prej 1985-s deri në 2015-n, për rreth 1.75 milionë sëmundje është dalë në rezultatin se të lindurit në muajt shtator, tetor dhe nëntor janë më të predispozuar të sëmuren.

Të lindurit në shkurt, mars, prill, maj dhe korrik kanë më tepër imunitet ndaj sëmundjeve, ndërkohë që të lindurit në qershor, gusht, janar dhe dhjetor nuk kanë ndonjë karakteristikë të këtij lloji.

Sigurisht që këtu bëhet fjalë për probabilitet dhe ka shumë njerëz të lindur në çdo muaj që janë tepër energjikë dhe të shëndetshëm dhe nuk sëmuren shpesh.

Studiuesit kanë thënë se ky raport nuk duhet të trembë prindërit për muajin që ata planifikojnë të lindin beben e tyre, sepse ka edhe shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në rezultatet e mësipërme, siç mund të jenë kushtet e mjedisit ku lind fëmija si dhe vendi në të cilin rritet. / Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...