Vetëvendosje konfirmon, arrestohet aktivisti Fatmir Fetahu në kufirin Kosovë-Shqipëri

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se mbrëmë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, është arrestuar aktivisti i saj, Fatmir Fetahu.

Vetëvendosje thotë se ai është arrestuar pa urdhërarrest nga Policia, përderisa po kalonte kufirin për të shkuar në pushime në Shqipëri.

“Mbrëmë në mesnatë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, Policia ka arrestuar pa urdhërarrest aktivistin e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Fatmir Fetahu. Ai ishte duke kaluar kufirin së bashku me familjen për të shkuar në pushime në Shqipëri dhe arrestimi i tij u bë pa u dhënë asnjë arsye”, thotë VV.

VV më tutje shton se ky pushtet vazhdon të shfaqë brutalitetin e tij në gjitha format, dhe e gjitha kjo nga paniku prej fundit që po i vjen.

“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistit Fatmir Fetahu, dhe ftojmë institucionet e rendit dhe drejtësisë që të ndalin përndjekjen e padrejtë të aktivistëve tanë sipas urdhrave të këtij pushteti kriminal”, thotë VV.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...