Nuk quhet kot orizi basmat “mbret i të gjitha llojeve të orizit”! Ky oriz ka aromë të parezistueshme lulesh të ëmbla, shije të paharrueshme dhe pasuri mineralesh dhe vitaminash.
Orizi basmat konsiderohet si “superdrithë”, duke pasur parasysh që përmban 8 aminothartina esenciale (gjë që e bën artikull ushqimor ideal për vegjetarianët), transmeton Telegrafi.
Përparësia më e madhe e këtij orizi, pos shijes së paharrueshme, është për shkak që koha e zierjes është shumë e shkurtër (deri në 15 minuta)!
Sipas raportit të Asociacionit të Diabetikëve të Kanadasë, orizi basmati ka indeks mesatar glikemik (energji, të cilën e liron më ngadalë organizmi kur e merr duke konsumuar orizin basmati), gjë që e bën artikull të përshtatshëm për diabetikët (në krahasim me llojet e tjera të orizit).
Orizi Basmati është i pasur në amide (mbi 75%), i varfër në proteina (6-7%). Proteinat e orizit kanë një vlerë biologjike diskrete, kanë pak prolaminë duke bërë kështu të pamundur formimin e glutinës.
Përmbajtja e lipideve është shumë e ulët (3%) ashtu si dhe ai ivitaminave dhe kripërave minerale.
Basmati të jep një ndjenjë ngopjeje edhe më të madhe se makaronat.Produkti në 100 g na furnizon me rreth 340 kalori ashtu si të gjitha varietetet e tjerë të orizit.
Ka përqindje të ulët të yndyrave në krahasim me llojet tjera të orizit (0.8 për 100 gr në krahasim me tipat tjerë që kanë 10-12 për 100 gr). Mbi të gjitha si oriz është ai që tretet më lehtë në krahasim me varietetet e tjera.
Absorbon lagështirën me shumë lehtësi, prandaj dhe duhet të mbyllet mirë si dhe të ruhet në vende të freskëta dhe të thata. Nuk është mirë të mbahet në frigorifer pasi bëhet i fortë dhe shumë i thatë.
Basmati është ndryshe nga varieteti klasik i orizit që kemi provuar deri tani në kuzhinat tona. Kokrrat e tij lihen të vjetrohen për një periudhë deri në gjashtë muaj dhe kjo është arsyeja që shija e saj është kaq e veçantë.
Është shumë i mirë nëse gatuhet me zarzavate dhe mishra të bardhë. Për të gjithë ata që pëlqejnë shijet e forta, mund të shoqërohet me salca soje dhe pure specash.



