Shqiptarët vijojnë të zbrazin depozitat, ikin edhe 28 milionë euro në korrik

PUBLIKUAR

Depozitat me afat në lekë të individëve kanë vijuar tendencën e tyre rënëse edhe në muajin korrik, teksa klientët janë në kërkim të alternativave më fitimprurëse për kursimet e tyre.

 

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave me afat në lekë të rezidentëve, që zë 31% të totalit të depozitave në vend, arriti në 306 miliardë lekë në korrik, me një tkurrje prej gati 4 miliardë lekë (28 milionë euro) vetëm për një muaj.

Në krahasim me fundin e 2015-s, depozitat me afat të individëve janë ulur me rreth 125 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.

Nuk ka të dhëna të sakta se ku kanë shkuar këto para, teksa konsumi vijon të mbetet anemik. Të dhënat paraprake flasin se një pjesë e këtyre kursimeve kanë kaluar në maturitete afatgjata, ose në fondet e investimeve, ndërsa 1 milion euro janë investuar në bursat online, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Nga maji i vitit 2013, kursimet e individëve në lekë janë ulur vazhdimisht, në të njëjtën linjë me uljen e interesave të depozitave në lekë. Norma mesatare e interesit të depozitave me afat ishte vetëm 0.78% në korrik, nga 4.28% në maj 2013.

Në total, stoku i depozitave arriti në 980 miliardë lekë në korrik, me një rritje të lehtë me 0.3% në raport me muajin e mëparshëm.  Me bazë vjetore (korrik 2016/korrik 2015) rritja e depozitave është vetëm 1.2%./Monitor

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....