“Gjahtari i emigrantëve” shfaqet me Mercedes 100 mijë dollarësh, ISIS do kokën e tij! (Foto)

PUBLIKUAR

Një “gjahtar emigrantësh” i “vetëpunësuar”, për kokën e së cilit është vënë një shpërblim 50,000 dollarë, i ka blerë vetes një veturë të re 100 mijë dollarëshe, falë adhuruesve të tij të shumtë.

Dinko Valev, i cili mori famë negative pasi publikoi video duke keqtrajtuar emigrantët që kalonin kufirin me Turqinë për të hyrë në Bullgari për shkak të luftës në Siri, ka shfaqur një Mercedes S-Class në version sportiv, përmes publikimit të tij më të fundit në rrjetet sociale.

Në video, ish mundësi semi-profesionist i falënderoi mbështetësit e tij – të cilët e kanë adhuruar si hero – që mundësuan blerjen e shtrenjtë.

Sidoqoftë, videot e tij nuk i kanë sjellë vetëm një mori me fansa, sepse vetëlavderimi i tij i pacipë ka bërë gjithashtu që ekstremistët e ISIS të caktojnë një shpërblim prej 50,000 dollarësh për atë që e vret bullgarin. /Mapo.al/

ff2

ff3

ff4

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....