Sot i jepet lamtumira e fundit 6 vjeçarit, Dition Gërbeshi

PUBLIKUAR

Sot pritet të bëhet varrimi i 6 vjeçarit, Dition Gërbeshi, djali i Skender Gërbeshit që ndërroi jetë në spitalin e Turqisë ,varrimi bëhet me 01.09.2016 (Enjte), ora:13:00, pas faljes së namazit të drekës në Fshatin Sllovi, transmeton LipjaniNews.com

Me 29/07/2016 kishte ndodhur një shpërthim i një bombole gazi ku si pasoj kishin mbetur dy persona, Skender Gërbeshi dhe Dition Gërbeshi 6 vjeçar.

Fatmirësisht kësaj fatkeqësie i mbijetoi Skender Gërbeshi, i cili ka dhënë shenja të mira për jetë. Familja Gërbeshi, ka hapur dyert e shtëpisë për të gjithë ata që duan të shprehin ngushëllime(E PAMJA/ sipas traditave tona shqiptare ), dhe që nga sot e pamja bëhet në Fshatin SLLOVI-Komuna e Lipjanit (afër Shkollës së Re Fillore).

“Me keqardhje dhe dhembje të thellë duhet t’u njoftoj se pas disa javësh “luftë” në mes jetës dhe vdekjes, dje rreth orës 17:00 ka ndërruar jetë Dition Gërbeshi (6 vjeqar) i cili ishte i shtrirë në njërin nga spitalet e Turqisë, pas djegies së rëndë trupore që kishte pësuar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në shtëpin e tij.

Allahu paska dashur që deri këtu Ditioni të rrugëtoj bashkë me ne në “trenin” e jetës së kësaj bote. Fatkeqësisht ENGJULLI ynë Diti, neve na la dje për të nisur një rrugëtim në botën tjetër” ka shkruar Valon Gërbeshi./LipjaniNews.com/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...