Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Lekas të Voskopojës.
Ka qenë një telefonatë e një banori që ka informuar për ngjarjen, ku sipas tij kanë mbetur të vrarë dy persona. Policia sqaron se me të marrë njoftimin është nisur drejtë fshatit, por nuk ka mundur të lidhet më banorin, pasi tani e ka fikur telefonin.
Policia është nisur drejtë vendngjarjes për të parë nëse informacioni është i vërtetë. /GazetaExpress/.


