Banorët e rr. “Avdi Avdiu”, në Lipjan dakordohen për asfaltimin e rrugës

PUBLIKUAR

Në sallën e Kuvendit Komunal, gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka bashkëbiseduar me banorët e lagjës “Avdi Avdiu”, në qytetin e Lipjanit, lidhur me evitimin e pengesave potenciale pronësore me qëllim të fillimit të punimeve në asfaltimin rrugës në këtë lagje.
Me këtë rast kryetari Ahmeti, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me gjendjen e kufijve të rrugës në fjalë duke u bazuar në raportet e sektorëve përkatës Gjeodezisë dhe shërbimit Pronsoro- Juridik, në të njejtën kohë kreu i Lipjanit ka kërkuar nga të pranishmit që të arrihet marrëveshja për menjanimin e pengesave pronësore në mënyrë që sa më parë të fillojnë punimet në këtë rrugë.
Nga ana tjetër banorët e lagjes “ Avdi Avdiu”, pas disa bisedave të zhvilluara në këtë takim si dhe duke parë rëndësinë e asfaltimit të kësaj rruge u dakorduan që punimet për asfaltimin e kësaj rruge të fillojnë sa më parë.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...