Delawie: Demarkacioni duhet të kalojë, kundërshtimet janë luftë për pushtet

PUBLIKUAR

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet për votim marrëveshja e Demarkacionit, ka rikonfirmuar qëndrimin pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.

Delawie në një intervistë për Express, ka kritikuar partitë që po kërcënojnë me vrasje të kundërshtarëve politikë duke theksuar se e gjithë kjo që po ndodh është luftë për pushtet.

“Parlamenti duhet të votojë në favor të marrëveshjes për demarkimin e kufirit dhe nuk dua të përsëris pikat që i kam përmendur disa herë në të kaluarën, por thjesht dua të them se marrëveshja për shënimin e kufirit ashtu siç është arritur nga komisioni thotë se kufiri është i njëjti që ka ekzistuar prej vitit 1974, është kufiri që shihet në flamurin e Kosovës dhe se është kufi me një shtet mik. Nëse toka jote është në Pejë, do të mbetët e jotja edhe pas kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Delawie.

Ai ka theksuar se sido që të ndodhë me marrëveshjen e Demarkacionit, dështim apo miratim, sfida me të cilën përballet demokracia kosovare do të vazhdojë.

“Ne kemi një qeveri e cila është zgjedhur nga populli i Kosovës në vitin 2014, një koalicion që është themeluar nga partitë që janë zgjedhur në zgjedhjet e vetme kombëtare të Kosovës që janë mbajtur sipas standardeve perëndimore, në vitin 2014. Në anën tjetër kemi njerëz që e po e kundërshtojnë këtë marrëveshje, që kanë përdorur gaz lotsjellës, koktej molotovi, janë kërcënuar me dhunë dhe një parti politike që ka kërcënuar se do të vrasin kundërshtarët politikë për shkak të kësaj marrëveshjeje.

Nuk do të përmend emrin e ndonjë partie, pasi nuk është e përshtatshme për mua si ambasador, apo ndoshta më shumë si i huaj , pavarësisht a je ambasador apo jo. Por, mendoj se ju e keni një grup njerëzish që kanë thënë se do të bëjnë çdo gjë për të ndaluar këtë marrëveshje dhe ata e kanë demonstruar se çfarë mund të jetë ‘çdo gjë’. Unë mendoj që kjo është diçka e keqe për Kosovën”, ka shtuar më tej ambasadori Delwie.

Ambasadori i SHBA-ve më tej nuk ka pranuar të komentojë arrestimet e djeshme të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se nuk mund t’i komentojë proceset gjyqësore derisa ato të kompletohen,gazetaExpress,

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....