Hoxha dhe drejtori i RTK-së diskutuan për sulmet e fundit në vend

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Me këtë rast Shala, uroi Ministren Hoxha për pozitën dhe detyrat e reja, njёherit ofroi bashkëpunim.

“Ai gjithashtu njoftoi ministren Hoxha rreth punëve dhe angazhimeve në kuadër të Televizionit Publik si dhe shprehu përkushtimin për informim të paanshëm.
Në takim, ministrja Hoxha theksoi se krahas mandatit të saj në Ministrinë e Drejtësisë do të vazhdojë bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me mediat, shoqërinë civile, dhe qytetarët. Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e informimit dhe komunikimit me qytetarët në lidhje me te drejtat e tyre, si dhe u dakorduan që të punohet edhe më tej në forcimin e bashkëpunimit edhe në forma më konkrete”, thuhet në njoftimin për media.

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....