O’Connell: Dhuna politike shkatërron shtetin

PUBLIKUAR

Në një postim në rrjetin social Facebook, O’Connell ka shkruar se askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin me Malin e Zi, e as nuk e ka detyruar të jap tokë.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

“Korrupsioni dhe Nepotizmi janë kancer që e shkatërrojnë Kosovën. Kultura e pandëshkueshmërisë ende i lejon politikanët e lartë të vazhdojnë me krimin. Nëse kjo vazhdon, do të shkatërrojë shtetin. Unë e kuptoj pse qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucionet e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë kundër këtyre çështjeve.

Dhuna politike shkatërron shtetin po ashtu. Kosovarëve me siguri ju kujtohet, më mirë se mua, dhuna politike dhe vrasjet e pas luftës, si dhe kaosi dhe frika që ishte shkaktuar në Kosovë. Duke i deklaruar njerëzit tradhtarë dhe armiq të shtetit sepse ata nuk pajtohen me ju, do të dëmtojë diskursin politik. Do të dëmtojë liritë për të cilat Kosova luftoi për aq kohë. Duke kërcënuar dhe duke përdorur dhunë do ta kthej Kosovën prapa në ditët e errëta të vrasjeve politike. Duke i akuzuar fqinjët tuaj që po përpiqen t’ju marrin tokë, do ta lë Kosovën pa miq (dhe meqë ra fjala ratifikimi i kufijve zakonisht e forcon miqësinë në mes të shteteve).

Çështja e demarkacionit të kufirit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin e saj me Malin e Zi. Askush nuk e ka detyruar Kosovën të jap tokë. Marrëveshja konfirmon kufijtë aktual; demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku ‘duhet’ të jetë. Por, Kosova është shtet Sovran, i pavarur dhe është e drejtë që Kuvendi i Kosovës të vendosë a duhet ta ratifikojë marrëveshjen. Është përgjegjësi e juaj.

Shpresoj që debati, protesta dhe votimi nesër do të zhvillohen në frymë të hapur, duke lënë mënjanë dhunën që ka karakterizuar këtë çështje deri më tani”.

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....