Drejtoria Arsimit Lipjan, gjithçka gati, mësimi fillon me 5 shtator

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka bërë të gjitha përgaditjet për vitin e ri akademik që pirtet të filloi me 5 Shtator, këtë e ka thënë Rasim Hasani, Drejtor i Arsimit në Lipjan.

Një pjesë e shkollës së mesme “Adem Gllavica” në Lipjan është intervenuar dhe është në përfundim e sipër pohon Hasnai.

“Kemi pas intervenime të vogla në disa shkolla të Lipjani, kryesisht në dyer dhe dritare, jemi në proces të realizimit të projektit për instalimin e nxemjeve qendrore në 7 shkolla, si Babush, Sllovi, Janjevë, Rufc, Dobraj, Baic”, u shpreh Hasani për LipjaniNews.com

Pjesën e konkursit për mësimdhënës e kemi përmbyll ne si komune, mundet me pas animime, shkollat me ndryshime korikulare, ose shkollat pilot, ka pas telashe për arsye se ndryshime korikulare në shkollat profesionale kanë ardh me vonesë”, pohoi Rasim Hasnai.

Ndyshe , Ministria Arsimit dje ka njoftuar të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/17, shtyhet për dy ditë pune nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë)./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...