Thaçi emëroi Sami Hamitin anëtar të Komisionit Qendror Zgjedhor

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamitin, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar bastisje në dy lokacione nën dyshimin...

U dërgua në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e një burri në Shtime

Një burrë ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë, viktima...

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e mundësi për bubullima

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe...