Policia e Kosovës: Vetëvendosje po gënjen

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës gjate ditës së djeshme ka arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë është zëdhënësin e kësaj partie, Frashër Krasniqi.

 

E lidhje me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se kanë informacione se aktivistët e arrestuar janë rrahur në stacionet policore.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ai në një prononcim të dhënë për gazetën “Zëri”, ka thënë se kjo deklaratë është tërësisht e pavërtetë.

“Nuk është fare e vërtetë”, tha shkurt Daut Hoxha.

Po ashtu, KMDLNj ka vizituar të arrestuarit. KMDLNj ka treguar se  të ndaluarit pohuan se policia nuk ka përdorë dhunë, as verbale dhe as fizike, përjashtuar një rast kur nga zvarritja i është shkaktuar një lëndim i vogël. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....