Bajrami: Do të punohet deri në mesnatë që mësimi të fillojë të hënën

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se mësimi për këtë vit shkollor do të fillojë të hënën e ardhshme, me pesë shtator, dhe arsyet për këtë shtyrje nuk janë politike, por praktike.

“Nuk ka qenë motiv, protesta dhe votimi i Demarkacionit për këtë vonesë në fillimin e vitit të ri shkollor. Arsyeja ka qenë vetëm shpërndarja e teksteve. Sepse fëmijët duhet të jenë sa ma larg politikës, shkolla dhe arsimi duhet të depolitizohet tërësisht”, ka thënë Bajrami.

“Ministra i ka bërë përgatitjet, por kemi pasur një vonesë për alokimin e fondeve për sigurimin e teksteve për klasat fillore. Por kemi marrë garancion për këto tekste dhe nga e hëna ata do të fillojnë shkollën të hënën”.

“Do të punohet deri në mesnatë që mësimi të mund të fillojë të hënën në të gjitha komunat e Kosovës”.

Madje Bajrami ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë me tekste të rishikuara dhe përmirësime të dukshme.

“Janë rivitalizuar edhe shkollat, po ashtu kemi përfunduar kurrikulat bazë për shkollat pilotë dhe tekstet janë të rishikuara dhe do të kenë tekste shumë më cilësore dhe do të jenë të lira tekstet nga përmbajtja e pasakta e të panevojshme”.

“Secili tekst është rishqyrtuar dhe është bërë një shikim substancial”, ka pohuar Bajrami.

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....