Sqarim nga MPB për Rregulloren për sigurim të personave dhe objekteve

PUBLIKUAR

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë përmes një njoftimi zyrtar, sqaron të gjitha ndryshimet e Rregullores për siguri, njofton Telegrafi Maqeëdoni.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në planifikimin, organizimin, bashkërendimin dhe realizimin e të gjitha aksioneve policore si: Stuhia Malore, Lagja e Trimave, Hiri, Çekani, Bosfor, Dirigjenti, Detonatori, Celula, Kojota, janë nën një rrezik të caktuar të sigurisë që përcaktohet nga shërbimet e brendshme.

Për këtë arsye, MPB-ja deklaron se duhet të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të mos lejojnë të ndodhë diçka, që të mos bëhen analiza dhe hetime se ku ka patur lëshime.

Prandaj, sipas Rregullores për siguri të personave dhe objekteve, MPB-ja bën të ditur se sigurimi do të vazhdojë për kryetarin e shtetit, kryeministrin, pas përfundimit të funksionit të tyre, kurse pjesë e vazhdimit të sigurimit mund të jenë edhe kryetari i kuvendit, anëtarë të qeverisë, si edhe persona tjerë, të cilët nuk kanë funksion publik, por që vlerësohet se ka rrezik sigurie ndaj tyre.

MPB-ja sqaron se ndryshimi në rregullore është bërë në kohëzgjatjen e këtij sigurimi, pra do të vazhdohet me sigurim deri sa të përfundojnë rreziqet, kurse si shembull merret rasti i ish-ministrit plotësues të MPB-së, Oliver Spasovski, i cili ka marrë dy policë dhe dy vetura, si sigurim.

SHIKO MË SHUMË

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka realizuar bastisje në dy lokacione nën dyshimin...

U dërgua në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e një burri në Shtime

Një burrë ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë, viktima...

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e mundësi për bubullima

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe...