MTI, 242 mijë euro për Zonën Ekonomike në Kërqevë- Qylagë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Në Lipjan u nënshkrua marrëveshja e Mirëkuptimit për Bashkëfinancimin e projektit “ Për Zhvillimin dhe Krijimin e Zonave Ekonomike në Komunën e Lipjanit”, konkretisht Zonës Ekonomike në Kërqevë- Qylagë, projekt të cili do të kushton 282,000.00 euro, ku Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, do të financon me 242.000.00 euro ndërsa Komuna e Lipjanit me pjesën e mbetur të kësaj shume.

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, theksoi se kjo marrëveshje do të mundësojë infrastrukturë bazike të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit privat në Komunën e Lipjanit.


“Ne bashkarisht me ministren Bajrami nënshkruam marrëveshjen për Bashkëfinancimin e projektit “ Për Zhvillimin dhe Krijimin e Zonave Ekonomike në Komunën e Lipjanit”, konkretisht “Parkut Industrial” në Kërqevë- Qylagë, me qëllim të rregullimit të infrastrukturës në këtë zone për ushtrimin e veprimtarive biznesore dhe për të ju ofruar kushte me sa më të mira për investitorë të ndryshëm ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

Ndërsa, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se do të ketë përkrahje të vazhdueshme për komunat me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës që do të inkurajoj më shumë investime të huaja në Kosovë.

“ Ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës është mbështetja e zhvillimit të sektorit privat, duke përmirësuar klimën e biznesit, me këtë rast edhe krijimin dhe investimin në zonat ekonomike për të krijuar ambiente më atraktive me qëllim të vendosjes së bizneseve në këto zona”, ka thënë Ministrja Bajrami

Video LipjaniNews.com

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...