Prokuroria ka përgjuar telefonatat e aktivistëve të VV’së pas sulmit në Kuvendin e Kosovës

PUBLIKUAR

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, në një konferencë të jashtëzakonshme së bashku me zëvendësdrejtorin e antiterrorizmit, Luan Kekën, kanë folur për arrestimin e gjashtë aktivistëve të VV’së, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

 

Sipas Prokurorit Islami, arrestimi i tyre ka ardhur pas shumë veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave të aktivistëve që nga nata e sulmit.

“Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardh deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale”, ka thënë Islami.

“Do të parashtrojmë edhe kërkesë për masën e paraburgimit në Gjykatë”, ka thënë Islami.

Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë gjashtë të arrestuarit sot në mëngjes në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të kryer më 4 gusht 2016./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...