Ahmeti për arrestimet: Në Kosovë është intensifikuar lufta ndaj Vetëvendosjes

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dyshohen për sulmin e 4 korrikut ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se institucionet e vendit kanë treguar se janë të kapura, dhe se për këtë Ahmeti thotë se këtij pushteti po i vjen fundi.

Ky është postimi i Ahmetit në Facebook:

Me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në Kosovë është intensifikuar lufta speciale ndaj Lëvizjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Sa më afër fundi i këtij pushteti aq më të ashpër do të jenë me të gjitha mjetet e institucionet të identifikuara si të kapura.

Inskenimet, shpifjet dhe sulmet do të jenë më të shumta dhe më të mëdha. Ndaj komunës janë shtuar sulmet, shpifjet, hetimet etj.

Qytetarët duhet të qëndrojnë bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e prontos. Nuk ka presion që na zmbraps, sulm që na dobëson e inskenim që na ndal. Fundi po ju vjen”

SHIKO MË SHUMË

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...