Kështu duket nga afër Bugatti Rembrant, që kushton tre milionë dollarë (Video)

PUBLIKUAR

Në Geneva Motor Show më 2014, Bugatti e ka prezantuar modelin e ri Rembrant.

Kjo makinë luksoze, që është një nga tri të tillat të prodhuara – si pjesë e edicionit të vogël – ka dalë në shitje dhe kushton tre milionë dollarë, transmeton Telegrafi. Nuk bëhet e ditur se pse pronari i veturës 8.0-litra W16 ka vendosur ta shesë këtë ekzemplar unik.

Automobili me ngjyrë kafe dhe bronz që peshon dy tonelata, është ekspozuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, që të tërheq më shumë klientë.

Në videon e postuar më poshtë shihet si duket nga afër dhe në detaje, kjo makinë me dy dyer dhe tavan të hapur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...