Dështon siguria në burgje, nga Lipjani arratiset i paraburgosuri për vepra penale

PUBLIKUAR

Labinot Bellagoshi i njohur për drejtësinë si i pandehur për vjedhje dhe grabitje është arratisur të shtunën në mëngjes nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Siç njoftojnë të paraburgosurit e kësaj qendre arratisja ka ndodhur në mënyrë spektakulare, pa bujë, duke u arratisur përmes dyerve, duke kaluar pa problem të gjithë oficerët korrektues.

Lajmi për arratisjen e të pandehurit Bellagoshi, është konfirmuar për Express nga drejtori i Shërbimit Korrektuese të Kosovës, Sokol Zogaj.

“Është e vërtetë se një i paraburgosur është arratisur dje rreth orës 11 prej Qendrës së Paraburgimit në Lipjan. I arratisuri ka qenë i njohur për drejtësinë për vjedhje e grabitje të ndryshme”, ka deklaruar Zogaj.

Kjo nuk është hera e parë që organet e sigurisë në burgje dështojnë të ofrojnë siguri. Në burgjet e Kosovës kanë ndodhur arratisje spektakulare të grupeve të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë.

Zogaj ka shtuar se gjatë ditës Komisioni do të harton raportin dhe do të nxirren para përgjegjësisë personat kompetent në burgin e Lipjanit.

Ndërkohë, ende askush s’ka dhënë përgjegjësi për këtë dështim as në Ministrinë e Drejtësisë./gazetaexpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...