Qentë endacakë midis qytetit në Lipjan, rrezik e pa zgjidhje

PUBLIKUAR

Në redaksinë e LipjaniNews kanë arritur disa fotografi të cilët qentë endacak qarkullojnë nëpër qytetit në Lipjan.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës.

“Në Lipjan kohën e fundit po vërehet një numër më i madhë i qeneve endacak, nuk e di se nga kanë ardhur por që po rrezikojnë fëmijët në parqet e qytetit dhe në trotuare, ndërsa gjatë natës këta qenë po qëndrojnë mbrapa banesave ku dhe qëndron bërlloku më shumë”, është shprehur një Lipjanas, transmeton LipjaniNews.com

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në krye me Feti Krasniqi ka thënë për LipjaniNews se jemi duke u munduar që me ri-destinimin e mjeteve të ndajmë një buxhet për të vazhduar bashkëpunimin me Q.K.S.T.Q.E”, për rehabilitimin e qeneve endacak në Lipjan.

Me 16 janar 2014  Komuna e Lipjanit kishte informuar se Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me “Q.K.S.T.Q.E”, ka filluar aksionin për trajtimin e qenve endacak, transmeton LipjaniNews.

Qenet-endacak-Lipjan...

 

14046044_519044208280692_6321486177025106692_n

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...