Vlerësimet sugjerojnë se 10% e marrjes së kalorive të një të rrituri vjen nga alkooli. Gram për gram, ai është burimi i dytë me më shumë kalori të energjisë, menjëherë pas yndyrës.
Alkooli duhet ta ketë një etiketë për përmbajtje të kalorive, për ta reduktuar trashjen, sipas mjekëve të shëndetit publik, transmeton Telegrafi.
Mjekët paralajmërojnë se një gotë e madhe me verë mund të përmbajë rreth 200 kalori – njëjtë si një petull.
Ushqimi tashmë vjen me informacionet për kalori, por alkooli është i përjashtuar nga ligjet e etiketimit të ushqimit të BE-së. Dhe Komisioni Evropian po shqyrton nëse pijet duhet të mbajnë informacion të tillë.
Grupi Portman, i cili i përfaqëson prodhuesit e pijeve, tha se i mori pasojat shëndetësore të pirjes “shumë seriozisht” dhe ofroi informacione për kaloritë në faqen e internetit Drinkaware.



