BIK dërgon 47 Lipjanas në haxh, Ahmeti uron Haxhinjtë (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, të enjten ka marrë pjesë në evenimentin e organizuar me rastin e shkuarjes në Haxh të 47 haxhinjëve të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Ahmeti ka uruar të gjithë haxhinjtëve të Komunës së Lipjanit rrugë të mbarë për në vendet e shenjta.
“Uroj rrugë të mbarë të gjithë Haxhinjëve dhe uroj pranimin e Haxhit nga i madhi Zot”, ka thënë Ahmeti, duke falenderuar Këshillin e Bashkesise Islame në Lipjan për këtë eveniment madhështor.

Komuna e Lipjanit në vazhdimësi ka kordinuar aktivitetet me KBI, Kryetari Ahmeti para të pranishmëve edhe një herë ka rikonfirmuar mbeshtetjen instituciuonale ndaj KBI, njofotn Komuna Lipjani.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit të Bashkesisë Islame në Lipljan, Xhevdet Bytyqi ka pershendetur të pranishmit dhe ka uruar Haxhinjtë duke i porositur të jenë të kujdesshëm të tregojnë durim dhe përkushtim gjatē kryerjes së obligimeve të Haxhit, në të njejtën kohë ai ka falenderuar edhe Kryetarin Imri Ahmeti, për mbështetjen e vazhdueshme në aktivitetet që zhvillon KBI.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...