Çfarë duhet të bëni nëse ju ka mbetur diçka në fyt dhe jeni vetëm?

PUBLIKUAR

Nëse sikurse Liz Lemon edhe ju jeni të frikësuar se mund t’ju mbetet diçka në fyt gjatë kohës kur jeni vetëm në shtëpi, atëherë kjo procedurë do të mundet t’ju sjell pak paqe në mend dhe ndoshta edhe t’ua shpëtojë jetën.

Studimi, i udhëhequr nga Artur Luczak dhe i publikuar në revistënResuscitation, sugjeron dy mënyra se si graviditeti ndihmon në heqjen e ushqimit të mbetur në fyt që i bllokon kanalet e frymëmarrjes. Vizatimi i avancuar shkencor që shihet në fotografinë kryesore i tregon dy pozita të cilat mund t’i provoni nëse nuk e keni askënd afër për t’ju ndihmuar, transmeton Telegrafi.

Metoda e parë është e njëjtë me pozicion e jogas, përderisa e dyta është shumë më e mirë nëse keni karrige për balancë.

Pozicioni me kokë poshtë ndihmon në heqjen e pështymës dhe lëngjeve tjera të cilat mund ta bllokojnë në vazhdimësi qarkullimin e ajrit gjatë kohës kur iu ka ngecur diçka në fyt, e veçanërisht nëse objekti është gjysmë i fortë.

Posa të jeni me kokë poshtë, duhet t’i bëni presion barkut dhe shpinës, sikurse që kërkon ndihma e shpejtë.

Se si funksionon ndihma e shpejt në raste të tilla, por që kërkon ndihmën e tjetrit, mund të shihet këtu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...