DEMOS mbështet Komunën e Lipjanit në fushën e hapësirave publike (VIDEO)

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit është përzgjedhur në mesin e tri komunave të Kosovës si pilot komunë nga Helvetas Swiss Intercooperation- projekti Demos, për asistencë në programin “Përkrahja e Demos për komunat në zbatimin e ligjit/Vendosjen e rendit komunal në fushën e hapësirave publike”.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e projektit Demos, me të cilët kanë bashkëbiseduar për hapat konkret për fillimin e këtij programi. Ai po ashtu ka njoftuar të pranishmit për formimin e grupit punues, grupit drejtues si dhe caktimin e disa zyrtarëve të tjerë për mbikëqyrjen e projektit dhe qëndrueshmërinë e tij. njoftoi Komuna e Lipjanit.
Ndërsa, Përfaqësuesi nga Helvetas – Demos Jesper Elias Lauridsen, ka prezantuar analizën për zbatim të Ligjit në vendosjen e rendit komunal në fushën e hapësirave publike.
Po ashtu në këtë takim u tha se Komuna e Lipjanit e ka bazën e mirë ligjore për fillimin e implementimit të këtij programi pasi që ka të aprovuar Rregulloren për Shërbime Publike dhe Rendin Komunal si dhe Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Territorin e Komunës së Lipjanit

Në kuadër të këtij programi, Demos do të angazhohet me ekspertët e vet në hartimin e rregulloreve dhe procedurave tjera operacionale, zhvillimin e kapaciteteve të inspektoratit komunal.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...