Këto vende sot do të mbesin pa rrymë në Lipjan

PUBLIKUAR

Disa zona në Kosovë do të mbesin pa energji elektrike si pasojë e disa punimeve që janë duke u zhvilluar në rrjet. KEDS-i ka njoftuar konsumatorët se gjatë dy ditëve të ardhshme, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Mitrovicës, Prizrenit e Ferizajt.

Për më shumë detaje, ky është njoftimi i plotë i KEDS-it:

Po ashtu sot në TS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet: Dalja 10 kV Konjuh (Kodi: 41000004) nga ora 16:00 deri në orën 16:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Konjuhi, Lipjani (një pjesë), Banulla (një pjesë), Shkolla Mehmet Akif dhe konsumatorët komercialë (përgjatë Magjistrales Lipjan – Ferizaj).

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e nënkontraktorit të KEDS-it, punime në autostradë nga Montingu.

Më 24.08.2016 ( e mërkurë ) në TS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet: Dalja 10 kV Zjarrfiksat (QMI) (Kodi: 41047008) nga ora 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llugë, Radevë, Shkullan, Lethi dhe Suhadoll.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ekipet të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...