Shpeshherë kemi hasur në këshillën se duhet t’i pimë tetë gota ujë në ditë, të përkujdesemi që urina mos të merr ngjyrën e verdhët të mbylltë dhe të kufizojmë pijet me kafeinë sepse na dehidratojnë.
Këshilla të tilla ditore tregojnë se dehidratimi është problem i zakonshëm, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, një studim i ri i publikuar në The American Journal of Clinicial Nutrition tregon se funksioni i trurit mund të komprometohet nga vetëm një shkallë e vogël e dehidratimit.
Studime të mëhershme kanë zbuluar se nëse ka mungesë uji për rreth 2 për qind të peshës së trupit, atëherë kujtesa, përqendrimi dhe disponimi e pësojnë. Kjo ndërlidhet edhe me periudhat e zgjatura të aktivitetit fizik.
Duhet pasur parasysh se uji e përbën dy të tretën e trupit dhe është vlerë esenciale dhe e domosdoshme për të gjitha aspektet e funksionimit të trupit, përfshirë shpërndarjen e oksigjenit dhe vlerave tjera ushqyese, heqjen e produkteve të panevojshme, si dhe për rregullimin e temperaturës.
Rëndësia e vet shpeshherë ilustrohet edhe me atë se një person vdes përbrenda për tri deri në pesë ditë nëse nuk pinë ujë. Megjithatë, trupi mund të pësojë nga dehidratimi edhe shumë më herët para se të vijë deri tek vdekja.



