Në aksidentin i djeshëm në Banullë, u gjet edhe armë të tipit TT

PUBLIKUAR

Në aksidentin e djeshëm në Banullë të Lipjanit ku pati edhe të vdekur Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur edhe një armë e tipit TT.  “Raportohet se te i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku, gjatë kontrollit të veturës se tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit  TT me një karikator dhe katër fishek”, tranmeton LipjaniNews.com

Policia Konfirmon rastin e djeshëm në Banullë

“Fsh. Banullë, Lipjan 21.08.2016-02:25, Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull K/Shqiptar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe dy femra K/Shqiptar-e. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton Policia Kosovës /LipjaniNews.com/

 

FotoIlustrim

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...