Vazhdojnë takimet konsultative me qytetarët lipjanas

PUBLIKUAR

Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2017-2019, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti edhe gjatë pasdites së sotme ka mbajtur takimet konsultative me banorët e qytetit të Lipjanit, fshatit Konjuh, Topliqan, Jeta e Re, Grackë e Vjetër si dhe me banorët e fshtarave Rufc i Ri, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël dhe Hallaq i Madh.

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti banorët e këtyre venbanimeve i ka njoftuar në detaje lidhur me planifikimin e buxhetit për vitin 2017-2019, duke thënë se për vitin 2017 kemi një buxhet prej 14,025,258.00 prej të cilit 11,916,711.00 vijnë nga granti qeveritar, ndërsa nga të hyrat vetanake 2,108,547.00 e që është një kontribut i drejtpërdrejt i përmbushjes së arkës së komunës nga qytetarët përmes pagesave të ndryshme, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme e karakteri i tyre ishte i fokusuar më tepër në infrastrukturë siq është asfaltimi rrugëve, kanalizime,ujësjellës, fusha sportive,por edhe projkete të shumta në fushën e arsimit dhe atë të shëndetësisë.

Të gjitha kërkesave nga ana e qytetarëve i është përigjur Kryetari Ahmeti, së bashku me drejtorin e Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini, të cilët ishin të pranishëm në këto diskutime.

Takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen të hënën nga ora 18:00 , në shkollën fillore “ Haradin Bajrami”, në Magurë, ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave: Magurë, Qylagë, Blinajë, Medvec, Leletiç,Vrellë, Mirenë.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...