A po e kursen PSP-ja opozitën?

PUBLIKUAR

Partitë janë të ndara në qëndrime rreth mundësisë që të vazhdohet afati i PSP-së për ngritjen e aktakuzave. Ekspertët thonë se qeveria po i bën obstruksione prokurorisë dhe për këtë arsye ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, si dhe po mungon një gjykatë speciale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deklarata e paradokohshme e prokurores Lence Ristoska në një intervistë për gazetën austriake Kurir ku thotë se 18 muaj e parapara për përfundimin e procedurës dhe ngritjes së aktakuzave nuk janë të mjaftueshme dhe se pret që Parlamenti ta vazhdoje atë afat, nxiti reagime të kundërta te opozita dhe pozita.

Nga LSDM-ja thuan se nëse PSP thotë se i mungon koha për ta plotësuar obligimin e saj ligjor është e nevojshme që zyrtarisht ta njoftoje Parlamentin dhe partitë politike dhe të nis procedura e ndryshimit të Ligjit për vazhdimin e afatit për ngritjen e aktakuzës.

“LSDM iniciativën e këtillë do ta përkrahte, pasi që qëllimi primar në tejkalimin e krizës në Maqedoni është që ajo të bëhet një shtet modern evropian ku sundimi i të drejtës do të jetë i patjetërsueshëm, ndërsa bartësit e funksioneve shtetërore dhe politike do të janë njerëz të përgjegjshëm të cilët do të bartin llogari për veprat e tyre në kuptimin politik dhe penal”, deklaroi për Zhurnal, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Nga kjo parti përkujtuan se PSP-ja është e formuar si rezultat i marrëveshjes politike midis subjekteve kryesore publike dhe e njëjta ka për qëllim që të vërtetoje dyshimet eventuale për aktivitetet penale të bartësve më të lartë të funksioneve në shtet, e që kanë të bëjnë me bisedat e përgjuara.

Qëndrim komplet të kundërt në lidhje me këtë çështje ka VMRO-DPMNE-ja në pushtet. Në pyetjen nëse te kjo parti ka disponim për vazhdimin e afatit të PSP-së, në një porosi me telefon, Ivo Kotevski shkroi se nuk bëhet fjalë për disponim, por për mosekzistim të një arsyeje të vetme objektive për vazhdimin e mandatit të PSP-së.

“PSP gjatë periudhës së kaluar në tërësi po na zhgënjen. E vetmja gjë me çka u karakterizua puna e saj dhe që i di opinioni ishin skandalet e shumta, jo profesionalizmi, jo objektivizmi, tendenca, motivimi i dukshëm partiak dhe lidhja me LSDM-në si dhe tentimet që të bëhen spektakle politike”, thuhet në porosi.

Analisti politik, Arsim Zekolli theksoi se është e palogjikshme që të ekzistoje PSP-ja pa formimin e një gjykatë speciale jashtë sistemit juridik. Kjo është njëra prej arsyeve për shkak të së cilës kjo prokurori nuk ka rezultat efektiv, theksoi Zekolli, njëkohësisht duke theksuar kritikat e këtij institucioni për të cilat theksoi se është e fokusuar njëanshëm ndaj VMRO-DPMNE-së në pushtet.

“Me gjithë përkrahjen që ende e kam për PSP, mendoj se ia huqin një çështje. Në mos përcaktimin e mjaftueshëm ndaj kriminelëve në bllokun shqiptar, ndaj PDSH-së dhe BDI-së, dhe me një kritikë protokollare ose hetim ndaj personave të caktuar nga opozita të cilët ende janë aktiv. Këto janë detale të vogla të cilët me kalimin e kohës po krijojnë hapësira për dilema dhe dyshime, të cilat në bazë janë të pabaza, por shfrytëzohen nga ana e medieve demagogjike të pushtetit”, theksoi Zekolli

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...