Deputetët e koalicionit s’i ‘zmbrapsi’ Biden-i

PUBLIKUAR

Kërkesa e zëvendëskryetarit të SHBA-ve, Joe Biden, për ta votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk i ka bindur as disa deputetë të koalicionit qeverisës.

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë për gazetën “Zëri” se në parim demarkacioni nuk përbën ndonjë problem për ta votuar, por, siç thotë ai, jo siç ka propozuar Komisioni qeveritar.

“Edhe unë jam për ta shtyrë përpara çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por jo një gjë e tillë të bëhet me dyshime”, ka thënë Muja, duke shtuar se edhe Biden nuk insiston që demarkacioni të votohet me dyshime.

Ai ka shtuar se duhet shqyrtuar pikërisht ato defekte të këtij versioni të paraqitur nga Komisioni Qeveritar, në mënyrë që të mos ketë probleme në të ardhmen në këtë drejtim.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, insiston se nuk duhet lidhur qëndrimi i deputetëve me mesazhet e Biden-it për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...

Fillim i ngrohtë i javës në Kosovë, ndryshim i motit nga e enjtja

Moti në Kosovë gjatë periudhës 7–11 shtator pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i...

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...