Gropa që vlen 13 miliardë funte (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Miniera ruse e diamantit që kapë vlerën e 15 miliardë eurove, është aq e madhe sa që krijohet një vorbull e ajrit, dhe për këtë helikopterëve u ndalohet të fluturojnë mbi këtë fushë, shkruan Daily Mail.

I njohur si “Qyteti i diamantit”, miniera “Mir” gjendet në pjesën lindore të Siberisë, dhe është e thellë plotë 525 metra, kurse diametri i saj është rreth një kilometër, transmeton Telegrafi.

Pasuria e saj është aq e madhe, sa që Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore brenda një kohë të shkurt u bë superfuqi botërore.

Edhe pse operacionet ishin të lidhura me krater që ka ndaluar punën në vitin 2004, janë hapur një seri tunelesh nëntokësore, që i kanë mundësuar udhëheqësve të kësaj miniere, që deri në vitin 2014 të nxjerrin më shumë se 6 milionë karatë diamante të papërpunuara.

Fluturimi me aeroplanë dhe helikopterë, është i ndaluar në hapësirën ajrore mbi minierën e vendosur rreth 8 mijë kilometra në lindje të Moskës, për shkak të disa incidenteve ku krateri kishte filluar të thithë fluturaket.

Pronar i kësaj miniere është një kompani italiane e quajtur Alrosa, e cila në kohën e saj më të mirë ka arritur të gërmojë pothuajse një të kartën e sasisë së përgjithshme të diamanteve që gjenden në botë. /Telegrafi/

2

SHIKO MË SHUMË

Fillim i ngrohtë i javës në Kosovë, ndryshim i motit nga e enjtja

Moti në Kosovë gjatë periudhës 7–11 shtator pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i...

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...