Çfarë domethënie ka nëse gishtin e dytë të këmbës e keni më të gjatë se tjerët?

PUBLIKUAR

Aq më të gjatë që e keni gishtin e dytë të këmbës, aq më shumë kualitete lidershipi keni. Jeni dinamik dhe me plot burime, por dëshira për t’i përfunduar gjërat në mënyrën “ose siç dua unë, ose hiç”, mund t’ju kushtojë në të ardhmen.

Populli indian e ka që nënat i ndalojnë djemtë e tyre të martohen me vajzat të cilat e kanë gishtin e dytë më të gjatë, pasi që, sipas tyre, kjo thoshte se ato kishin tendenca “t’ia merrnin anën burrit”, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nëse e keni më të vogël gishtin e dytë të këmbës, kjo nuk do të thotë se e pranoni poshtërimin, por thjesht tregon se jeni të lumtur me atë që e keni. E vlerësoni harmoninë dhe nuk provoni të futeni mes gjërave me vështirësi.

Gishti i tretë i këmbës..

Kinezët e ndërlidhin energjinë dhe vullnetin me gishtin e tretë të këmbës. Nëse gishti i tretë është relativisht i gjatë, kjo do të thotë se jeni tejet energjik, e veçanërisht në punë.

Aq më të gjatë që e keni këtë gisht, aq më të prirë jeni të shënoni sukses në karrierë. Jeni perfeksionist dhe mund të arrini shumë me vendosshmërinë dhe energjinë që e keni.

Sidoqoftë, e keqja e kësaj është se keni tendenca vetëm të punoni dhe të harroni për argëtimin, dashurinë dhe familjen.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...