Ushtrimet dhe kafja – kombinimi i shkëlqyeshëm për luftë kundër kancerit

PUBLIKUAR

Kafeina dhe aktiviteti fizik ulin rrezikun nga kanceri i lëkurës për 62 për qind, ndërkaq tumoret të cilët megjithatë shfaqen janë më të vegjël për 85 për qind.

Një studim i ri, transmeton Telegrafi, ka treguar që për shumicën e njerëzve aktivë përbërësi nga stimuluesi i popullarizuar i zgjimit në mëngjes si të trurit dhe të trupit, – është kafeina që bashkë me ushtrimet dukshëm…

Për kafen dhe dobitë e saj është folur mjaft, që nga efektet e saj dobësuese nëse pihet esëll dhe pa sheqer e deri tek lajmi i fundit që vjen nga një grup shkencëtarësh që ka konstatuar një fakt mjaft interesant për vlerat e kafes.

Është ky zbulimi i një studimi amerikan të Rutgers Ernest Mario School of Pharmacy në New Jersey.

Efekti i kafesë mund të shtohet më tej, nëse alternohet me aktivitetin fizik, pasi në këtë mënyrë mbrojtja bëhet më e madhe. Sipas studiuesve të “Imperial College” në Londër, femrat mund të jenë më të sigurta nëse bëjnë të paktën 30 minuta ushtrime në ditë.

Drejtuesit e studimit kanë zbuluar se si personat e rrezikuar nga kanceri në lëkurë, shënuan një përmirësim gjatë përdorimit të kafeinës dhe alternimi i aktivitetit fizik. U zbulua gjithashtu se masa tumorale u zvogëlua tek ata persona që pinin rregullisht kafe dhe bënin aktivitet fizik.

Në këtë mënyrë studiuesit shprehen se ky studim shërben si shtysë për avancimin e studimeve për gjetjen e një zgjidhje që mund të parandalojë shfaqjen e kancerit në lëkurë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...