Organizata Joqeveritare, Youth Association for Human Rights – YAHR, ka organizuara sot një debat rreth martesave të hershme.
Në këtë takim ishin prezentë përfaqësues të institucioneve lokale, policisë, shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian dhe të tjerë.
Aty u diskutua për faktorët që ndikojnë në këtë fenomeni dhe për hapa të mëtejshme për zhdukjen e kësaj dukurie që u konsiderua si negative.
Sefer Tasholli nënkryetar i komunë së Lipjanit theksoi se si institucione lokale janë të hapur për të diskutuar për të gjitha problemet që kanë komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian, dhe atë çfarë është e mundshme t’ju ndihmojnë.
Në diskutimin e saj Valdrina Adiqi nga komuniteti ashkali theksoi se “Familja dhe shkollim janë faktorë kyç në eliminimin e kësaj dukurie negative se nëpër mes familjes mund të edukohen brezat e rinj”.
Ndërsa gjatë këtij debat rreth aspektit ligjor të cilat i sanksionojnë martesat e hershme foli përfaqësuesja Zllatija Azemi nga stacioni policor në Lipjan.
Gjatë debatit si përfundime u nxorën disa nga shkaktarët që ndikojnë në martesat e hershme: Vetëdija e ultë tek komuniteti, niveli i ultë arsimor, faktori ekonomik, interesi për përfitim material, gjendja e renda sociale, doket dhe tradita e trashëguar për martesat e hershme. Ndërsa, faktorët që ndikojnë në uljen e martesave të hershme: prindërit faktor i cili mundet të ndikojë në uljen e martesave të hershme, ngritja e nivelit arsimor (faktori kryesor), zhdukja e traditës për martesat e hershme.
U rekomandua që të bëhet sa është e mundur sensibilizimi i të rinjve lidhur me anët negative të martesave të hershme duke organizuar debate me ta, pastaj vetëdijesimi i prindërve dhe i komunitetit, rritja e rolit të femrave, shkëmbimi i kontakteve dhe debateve brenda komunitetit dhe me komunitetet tjera, shkollimi i të rinjve.


