Ahmeti: Me rregullimin e bus stacionit jemi munduar të krijojmë një pamje të mirë dhe më atratkive për lipjanasit (FOTO)

PUBLIKUAR

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përgjatë ditës së sotme ka vizituar punimet në rregullimin e hapësirave publike në qytetin e Lipjanit, përkatësisht bus stacionin në hyrje të Lipjanit dhe ndërtimin e trotuarëve në rr. “Tahir Sinani”, projekt i një rëndësie të veçantë i cili çdo ditë e më tepër qytetit po i jepet një pamje më e mire, njofton Komuna Lipjanit.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti, ka thënë se me rregullimin e këtij bus stacioni jemi munduar të krijojmë një pamje të mirë dhe më atratkive për lipjanasit, së fundi në këtë vend është bërë pastimi nga mbeturinat e shumta interne, janë asfaltuar pjesët e dëmtuara të pllatos si dhe është punuar në zgjerimin dhe rregullimim e hapësirave të gjelbëruara. Ne po ashtu po mendojmë mënyrën e funksionalizimit sa më të shpejtë të këtij bus stacioni nga ana e buseve për linjat e qyteteve dhe fshatrave, është shprehur kreu lipjanas, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...