Komuna Lipjanit po bënë vlerësimin e dëmeve nga breshëri

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit nuk ka buxhet të mjaftueshëm për ti mbuluar dëmet e shkaktuara nga breshëri i fundit që ka rënë në një pjesë të territorit të Komunës së Lipjanit.

Këtë e ka thënë Drejtori i Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim Remzi Mehmeti, ai tha për LipjaniNews.com se për momentin Komuna e Lipjanit nuk e ka një buxhet të mjaftueshëm për ti mbuluar këto dëme.

“Komuna e Lipjani nuk ka buxhet për ti mbuluar dëmet që ka shkaktuar breshëri kohëve të fundit, por një ekip është dalë në teren për ta parë gjendjen  dhe dëmet të cilat janë shkaktuar, më pastaj për ta bërë vlerësimin e dëmeve”, tha Mehmeti.

Breshëri i cili ka rënë kohëve të fundit ka kap disa fshatra të Lipjanit si, Poturofcin, Ribarin e Madh, Kraishtë, Qylagën, një pjesë të Magurës, Dobrajën etj. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...