Kryetari Ahmeti përcjell nga afër implementimin projekteve në Banullë (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Drejtoratit për Shërbime Publike Heset Sahiti sot kanë qendruar në fshatin Banullë, për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në ndërtimin e trotuarëve, ndriçimit publik si dhe ndërtimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit në këtë fshat.
Kryetari Ahmeti ka theksuar se me realizimin e këtyre projekteve që po punohen tani dhe projektit që është realizuar ditë më parë në asfaltimin e rrugës Banullë – Gllogovc ne po mundohemi që të krijojmë një ambient të pastër dhe një jetë sa më të mirë për qytetarët e këtij vendi, ka thënë Kryetari Ahmeti.

Kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Heset Sahitin, po ashtu gjatë ditës së mërkurë kanë vizituar punimet në ndërtimin e troturarëve në fshatin Llugaxhi.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...