Nishani: Kujdesem për Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve

PUBLIKUAR

nishani-kujdesem-p-euml-r-kushtetut-euml-n-dhe-interesat-e-qytetar-euml-ve_hd

Pas rrëzimit të 5 dekreteve të tij nga mazhoranca Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se me kthimin e ligjeve për rishqyrtim në Kuvend nuk ka goditur asnjë çështje kombëtare. Kreu i shtetit tha se kujdeset për Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve, çka duhet të jetë, sipas tij, edhe fokusi i qeverisë dhe politikës në përgjithësi.

Presidenti Bujar Nishani shpreson që marrëdhëniet konfliktuale mes politikës dhe institucioneve t’i lënë vend përmbushjes së atyre standardeve që do t’i shërbenin hapjes së shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE.

Presidenti i Republikës i dha përgjigje të drejtpërdrejtë Kryeministrit, kur tha se jo vetëm nuk ka goditur çështje kombëtare, por se është kujdesur për Kushtetutën dhe interesat e vendit, kur i ka kthyer në Kuvend 5 ligjet për rishqyrtim.

Rrëzimi apo jo i dekreteve është e drejtë e Kuvendit, tha Nishani, i cili refuzoi të përfshihet në debate që, siç u shpreh ai, nuk i takojnë një komunikimi serioz mes institucioneve të vendit. Kritikën e ka me gjuhën e Kryeministrit. Mirë është që problemet e qytetarëve të vihen në fokus, retorika në ekrane nuk e shëndosh ekonominë e tyre dhe as i bën ata më të sigurt, sjell në vëmendje kreu i shtetit.

Ai vlerësoi me tone maksimale konferencën e Berlinit, duke e parë atë si një ndihmë të fortë për Shqipërinë dhe rajonin. Presidenti Nishani shpreson që marrëdhëniet konfliktuale mes politikës dhe institucioneve t’i lënë vend përmbushjes së atyre standardeve që do t’i shërbenin hapjes së negociatave për anëtarësim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...