Paditet Hillary Clinton

PUBLIKUAR

Prindërit e dy amerikanëve të vrarë në sulmet terroriste të Bengazit kanë paditur kandidaten demokrate për Presidente, Hillary Clinton në Gjykatën Federale, duke thënë se ish-Sekretarja e Shtetit është përgjegjëse për vdekjen e fëmijëve të tyre.

Padia, e ngritur nga Patricia Smith dhe Charles Woods, fajëson kandidaten se ka bërë deklarata të rreme mbi vdekjen e Sean Smith, një specialist të komunikimit të Departamentit të Shtetit dhe kontraktorit të CIA-s, Tyrone Woods.

Sulmi ndodhi në mbrëmjen e 11 shtatorit të vitit 2012, kur ekstremistë islamikë sulmuan kompleksin diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë, duke vrarë 4 pjesëtarë të personelit, përfshirë ambasadorin Christofor Stevens.

Sipas tyre, përcjell TCH, gjithçka lidhet me përdorimin e e-mailit privat të Clinton në kohën kur mbante postin e lartë zyrtar.

Paditësit thonë se pikërisht ky server ka qenë epiqendra nga buronte informacioni për qeveritë e huaja, por edhe grupet terroriste.

Këta të fundit kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit duke orkestruar kështu sulmin në Benghazi.

Po ashtu, paditësit pretendojnë se gjatë fushatës së saj, Clinton ka deformuar vërtetësinë e incidentit tragjik.

Një nga avokatët e çështjes thotë se ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit ka shpifur duke e cilësuar atë gënjeshtare.

“Këtë e ka bërë për të përmirësuar imazhin e saj publik dhe të frikësuar dhe për të na trembur ne që të mos flasim e të qëndrojmë në heshtje”, tha avokati Larry Klayman.

Familjet e viktimave të Benghazit thonë se mbështesin Donald Trump në garën presidenciale amerikane.

SHIKO MË SHUMË

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...