Zonat që do të kenë reduktime të energjisë elektrike në Lipjan

PUBLIKUAR

Disa zona në komunat e Kosovës do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve të cilat po zhvillohen.

KEDS përmes një njoftimi për media, ka njoftuar për zonat në të cilat do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Më 09.08.2016 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fshatrat (41048002) prej orës 08:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magurja (një pjesë), Medvevci, Dobraja, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torinë Poturovc, Gllanicë.

Shkyçja realizohet për shkak të revizionimit të largpërçuesit.

Më 09.08.2016 në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

· LP 35 kV Lipjani prej orës 07:30 – 08:30.

Gjatë kohes sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: qyteti i Lipjanit, Suhadolli, Lepina, Radeva, Skullani,Gracka Vjeter, Qyteti, Ferma, COCA COLA, Fabrika e Letres, Fabrika Bonita, Shkolla e Mesme, Fabrika e Ventilatorëve.

Arsyeja e shkyçjes: punë e planifikuar, heqja e izolatorit përcjellës 35kV në NS-35/10kV-Lipjan për nevojat e NS-35/10kV-Ferizaj.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...