Zëvendësi i Isa Mustafës kërkon përfundimin e dërtimit të kishës serbe në oborrin e UP-së

PUBLIKUAR

Serbët në Kosovë e kanë hedhur si ide përfundimin e kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës, e ndërtuar pak para lufte me vendim të Sllobodan Millosheviqit.

Sipas tyre, kjo mund të bëhet tash pasi që në atë vend nuk u gjend varr masiv dhe as kisha nuk paraqet vend të krimit.

“Ne sigurisht në periudhën e ardhme do të bisedojmë që për fillim të vendosen skelet ndërtimore dhe kështu të sigurohet pak më shumë ai objekt, kurse në fazat e mëvonshme të fillojmë më ndërtimin e tempullit”, ka thënë Branimir Stojanoviq, zv/kryeministër i Kosovës, transmeton Kontakt plus, citon Lajmi.net.

Që përfundimi i ndërtimit të kishës janë të nevojshme garanci të sigurisë nga institucionet përgjegjëse, kurse në mes tjerash edhe të bashkësisë shumicë shqiptare, thekson tutje Kontakt plus.

Në anën tjetër, rindërtimi i kësaj kishe shihet si provokim dhe i motivuar politikisht, pasi që është ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës dhe me vendim të Millosheviqit.

“Ideja ime ka qenë që t’i ndërrohet qëllimi kishës, që ajo të jetë muze për viktimat civile të luftës, ose luftërave, pa dallim nacionaliteti, pasi të gjitha luftërat sjellin viktima”, ka thënë avokati Azem Vllasi.

Vllasi thotë se shqiptarët në këtë kishe shohin dhunën e Millosheviqit dhe Kishës Ortodokse serbe, e cila e koordinuar me politikën serbe, ka udhëhequr politikë antishqiptare.

Edhe Vllasi thotë se toka që është ndërtuar kisha i takon Universitetit të Prishtinës. Por, serbët e thonë të kundërtën.

“Librat kadastral e ai lokacion i takon kishës dhe se ajo tokë është pronë e Kishës Ortodokse serbe”, thotë Veljko Odaloviq nga Komisioni qeveritar serb për të zhdukur.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...