Kryetari Ahmeti, reagon ashpër ndaj MPB për mungesë të formularëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti reagon ashpër ndaj Agjensionit për Regjistrimin Civil si dikaster i Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosfurnizim me formular për çertifikata në shërbimin civil, pikërisht në kohën kur ka një fluks të madh të kërkesave nga bashkatdhetarët tonë
Kryetari Ahmeti, ka shprehur shqetësimin e tij se Ministria e Punëve të Brendshme nuk na furnizon me formular për çertifikata dhe ky problem është përcjell 2 vite rresht, pikërisht në kohën kur vijnë bashkatdhetarët tonë, kjo është një papërgjegjësi e ARC-së e më pastaj edhe ministrisë në fjalë dhe se dikush duhet dhënë llogari për këto veprime, mosveprime të vazhdueshme, njofton Komuna e Lipjanit.
Kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, po ashtu ka theksuar se në suaza të kompetencave tona kemi shtuar orarin e punës dhe jemi mobilizuar që ti kryejmë shërbimet me kohë ndaj qytetarëve. Andaj edhe përkundër përpjekjeve tona që të ofrojmë shërbime sa më të mira dhe sa më të shpejta ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve tonë për këto veprime, mosverpime të papërgjegjshme të institucioneve të lartëpërmendura, thuhet në reagim. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...