Përgjithësisht gratë e reja përpara martesës i nënshtrohen thuajse në regjimi agjërimi për të qenë sa me në formë ditën kur ato do t’i thonë “PO” bashkëshortit të tyre të ardhshëm.
Por përkundrazi, një regjim ushqimor i balancuar është gjithmonë rruga më e mirë për të qene sa më në formë në këtë ditë të veçantë.
Përballë sakrificave ekstreme që bartin me vete pse jo, edhe rreziqe për shëndetin e tyre, Bethany Marshall, psikanaliste e Beverly Hills ka pranuar se humbja e shumë kilogramëve brenda një kohe të shkurtër dhe drastike mund të shkaktojë probleme të rënda për vetë gruan.
Me poshtë kemi renditur disa këshilla të të ushqyerit, të cilat edhe pse nuk mundësojnë dobësimin e thellë dhe brenda një kohe të shkurtër, janë sigurisht rruga më e mirë për të shkuar në altar me në formë se kurrë me parë.
1. Racioni ushqimor duhet t’i ngjajë në mënyrë figurative një pjate gjysmën e se cilës ta zënë frutat dhe zarzavatet, ndërsa gjysma tjetër të ndahet barabar mes proteinave dhe karbohidratëve.
2. Pini sa më shumë ujë.
3. Shtoni sa më shumë lëvizjet. Gjatë kësaj kohe rekomandohet shtimi edhe më 30 minuta më shumë i aktivitetit fizik javor. Ngjitja e shkalleve është sporti më i mirë
4. Zvogëloni sasinë e alkoolit. Për moshat e reja sot konsumi i alkoolit është një fenomen që ka zënë vend dhe është kthyer në modë. E pra është momenti që t’i thoni ndal këtij vesi. Çaji dhe lëngu i frutave duhet të jetë miku juaj më i mirë në këtë periudhë.
5. Jo duhanit. Është folur shumë për pasojat e vesit të duhanit, por në këtë faze keni edhe një arsye më shume për t’i thënë jo atij.



