Çaushi: Thaçi bën gjithçka që të shpëtojë nga Specialja

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë dialogu me Serbinë ka gjasë që të kalojë në nivel presidentësh.

“Është paralajmëruar ndryshim i formatit të dialogut me Serbinë. Tanimë me shumë gjasë ai do të kalojë në nivel presidentësh.

Gjithçka është në gjendje të bëjë Thaçi vetëm e vetëm që Gjykata Speciale të jetë e mëshirshme me të. Pra, ashtu qysh e bëri normalizimin me Daçiqin, tash po e synon pajtimin me Nikoliqin.

Ai nuk heziton të premtojë se do ta bosnjëzojë Kosovën, ta bëjë atë që s’i eci Mustafës me ‘Zajednicën’. Ta ndalësh Thaçin dhe ta ndalësh Serbinë tashmë nuk janë dy gjëra të ndryshme”,ka shkruar Çaushi në llogarinë  e tij në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...