Fishkëllehet Zaev në Krushevë (Video)

PUBLIKUAR

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët – 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Krushevë ishte edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev i cili mes tjerash tha ”Republikën që e kanë marrë në duar Maqedonisë, banda e vogël e familjes, përsëri do ta ndërtojmë sipas idealeve të Ilindenit. Së shpejti do të ketë drejtësi dhe ardhmëri. Drejtësi dhe të drejtë. Prosperitet dhe ardhmëri. Idealet janë të njëjta, vetëm armët janë ndryshuar. Dikur të parët tanë luftën për liri e kanë bërë me pushka dhe topa, ndërkaq sot arma më e fuqishme e është zëri i popullit. E dëgjuam atë zë me muaj të tëra nëpër rrugët e qyteteve të Maqedonisë”, tha kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ajo çka ra në sy ishte edhe pritja me fishkëllima e qytetarëve që ishin prezent në Krushevë për të festuar ditën e kryengritjes së Ilindenit. Qytetarët bërtisnin ”Turp, turp, ju bëni krim, turp”

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...

Drejtorit të spitalit të Mitrovicës i caktohet masa e arrestit shtëpiak – u arrestua për dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit...

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...