Pas shumë viteve, është zbuluar ditari i njeriut të dytë më të urryer pas Hitlerit në Gjermaninë naziste, Heinrich Himler.

Ai ishte shefi i Gestapos dhe me vulën e tij janë shfarosur qindra e mijëra hebrenj.

Himler i quante hebrenjtë me përçmim si “çifutë”. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar ditarin e tij me mbi 1.000 faqe.

Shefi i Gestapos duket se ishte i pamëshirshëm. Himler shkruante në ditar: “Po shfarosim çifutët, një çështje e parëndësishme”.
Në ditar, Himleri shqetësohet më shumë për faktin se çfarë do të hajë vaktin tjetër, sesa për fatin e hebrenjve.

Sipas historianëve, Himleri kishte një karakter tepër të çuditshëm, përcjell Shekulli.
Ai, nga njëra anë shfaroste njerëz, ndërsa nga ana tjetër ishte familjar i rregullt dhe e donte shumë vajzën e tij, Gudron. Këtë të fundit, Himleri e thërriste me përkëdheli edhe Pupi.


Kaloi 12 vite në burg i pafajshëm, merr 500 mijë dollarë
